Mungesa e ujit Ilustrimi: Pixabay
Pëlcitja e gypit furnizues, qytetarëve në Bair të Mitrovicës u ndërpritet furnizimi me ujë të pijes
14.1.2024 - 16:49
Si pasojë e pëlcitjes së një gypi furnizues, është ndërprerë sot furnizimi me ujë të pijes në lagjen Bair të Mitrovicës.
Kështu ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”.
Kjo kompani në orët e paradites ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes janë në vend të ngjarjes dhe po bëjnë krejt çka është e mundur që të sanojnë rrjedhjen.
Rreth pesë orë pas publikimit të këtij njoftimi, KALLXO.com ka kërkuar informacione nga zëdhënësi për informim në këtë kompani, Niman Baliu.
Ai ka njoftuar se ekipet ende janë në terren.
“Ekipi ende qenka duke punu në sanimin e gypit me shpresë se së shpejti do ta përfundojnë”- tha ai për KALLXO.com.