Ramush Haradinaj, Foto:Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Facebook

Ramush Haradinaj rizgjidhet kryetar i AAK-së

Në kuvendin zgjedhor të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë (AAK), Ramush Haradinaj, është rizgjedhur që të udhëheqë këtë parti.

Hardinaj është zgjedhur kryetar me 518 vota.

“Nga 528 vota, 5 ishin të pavlefshme, 3 abstenime dhe 2 vota kundër. Me 518 vota pro, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, u rizgjodh z. Ramush Haradinaj”, thuhet në njoftimin e AAK-së.