Fotografi/ facebook

Rama: Po kujdesemi për rrugët pas reshjeve të borës

Pas reshjeve të borës të cilat mbuluar disa pjesë të Kosovës në orët e hershme të mëngjesit, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se tashmë po kujdesen për rrugët në kryqeytet.

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm reshje të borës janë regjistruar në Kosovë, ndërsa rrugë të ndryshme janë mbuluar dhe janë bërë vështirë të kalueshme në mëngjes.

Kryetari Rama ka thënë se janë duke punuar që të lirojnë dhe lehtësojnë qarkullimin në kryeqytet.

“Bora e parë ka mbuluar Prishtinën tonë me një veshje të bardhë magjike!  E ne po kujdesemi që rrugët tona të jenë të pastra e lehtë të qarkullueshme për të gjithë. Të dashur qytetarë, keni kujdes gjatë ngasjes së veturave.  Le ta përcjellim borën e parë me dashuri dhe kënaqësi!”- ka shkruar Rama në Facebook.

Fotografi/ facebook
Fotografi/ facebook
Fotografi/ facebook
Fotografi/ facebook