Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

QKUK s’arrin t’i blejë karrocat për bartjen e bombolave të oksigjenit

Në javën e parë të këtij muaji, KALLXO.com raportoi se Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), kishte iniciuar procedura tenderuese për t’u furnizuar me karroca për bartjen e bombolave të oksigjenit. Por ky tender, ka dwshtuar tw pwrmbyllet suksesshwm.

Me tenderin e nisur, QKUK planifikonte të blinte 60 karroca për të cilat edhe kishte ndarë 3 mijë euro.

Për këtë tender, u përdor procedura e kuotimit të çmimit me kriter për dhënie të kontratës-çmimi më i ulët.

Mirëpo ky aktivitet u anulua, pasi për këtë tender të QKUK-së nuk kishte ofertë të përgjegjshme.

“Autoriteti kontraktues nuk ka pranuar asnjë ofertë të përgjegjshme“, thuhet në njoftimin për anulim e këtij aktiviteti.

Ndryshe, KALLXO.com raportoi se Shërbimi Spitalorë Klinikë Universitar i Kosovës, ka blerë oksigjen në vlerë mbi gjysmë milioni euro, ndërsa vjet shpenzoi mbi 1.2 milionë euro për këtë produkt.

QKUK ka nevojë për karroca për bartjen e bombolave të oksigjenit

Kosova i shpenzon 1.2 milion euro për të blerë oksigjen