QKUK ka nevojë për karroca për bartjen e bombolave të oksigjenit

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ka bërë të ditur se i duhen hiç më pak se 60 karroca për bartjen e bombolave të oksigjenit.

Kjo u mësua nga njoftimi për kontratë që QKUK e ka publikuar në platformën elektronike të prokurimit në Kosovë “e-prokurimi”. Për blerjen e 60 karrocave siç përmenden në thirrje, QKUK i ka ndarë 3,000 euro që i bie se është e gatshme të paguaj deri në 50 për copë.

Për këtë tender, u përdor procedura e kuotimit të çmimit me kriter për dhënie të kontratës-çmimi më i ulët.

Ndryshe, KALLXO.com raportoi se Shërbimi Spitalorë Klinikë Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka blerë oksigjen në vlerë mbi gjysmë milioni euro, ndërsa vjet shpenzoi mbi 1.2 milionë euro për oksigjen.

Kosova i shpenzon 1.2 milion euro për të blerë oksigjen