Çfarë deklarojnë kompania ‘Daja Rrah’ dhe ‘NBT-ING’ për kulimin e rrëzuar të komunës?
Një pjesë e kulimit të objektit të ri të Komunës së Prishtinës u rrëzua të enjten më 18 janar të këtij viti. Një person pësoi lëndime të rënda ndërsa disa vetura u dëmtuan.
Gjatë vitit të kaluar, komuna që drejtohet nga Përparim Rama kishte dhënë një tender për rikunstruktimin e kulimit të obejktit të ri të komunës. Por, siç janë deklaruar zyrtarët komunal, e dhe kompania që e fitoi tenderin “NBT-ING”, në këto punime nuk ishin përfshirë pjesët e kulmit të rrëzuar.
“Domethënë ne e kemi pasur kulmin e rrafshët, se kam dëgjuar edhe unë vetëm përmes mediave, ma shumë s’kam informata, apo kupton… Jo… ne e kemi punuar kulmin e rrafshët, apo kupton…” – ka deklaruar Behxhet Baftjaraj nga kompania “NBT-ING” për KALLXO.com.
Ai ka thënë se pranimi teknik i punimeve nuk është bërë ende spese punimet dhe kontrata s’ka përfunduar ende.
“Jo, jo se ne kemi me renovu pjesën brenda, pjesë-pjesë qysh po lëshojnë hapësirën, apo kupton. Për momentin nuk jemi t`u punu për shkak të lirimit të kushteve, për me na liru hapësirën” – tha ai.
Në anën tjetër, kompania “Daja Rrahë” ka thënë se nuk ka punuar në kulm fare, vetëm në ndërtimin e vrazhdë të objektit.
“2006-2007 ne e kemi pasur, unë e kam ndërtuar vetëm blloka, as kulm nuk kam pasur aty.. .As kulm as sen s’kam pas hiç. Kjo që 18 vjet i ka, që 18 vite i ka sen nuk kemi pas punë, unë beton e blloka kam pas…” – ka thënë Osman Hoxha nga kompania ‘Daja Rrahë’.
“Nuk e di, as një sen nuk di… në 2017-tën e kanë ndërru kulmin, në 2022-tën prapë kanë bërë riparime, sen nuk di, kjo punë është që 18 vite që e kam kry unë… Vetëm ndërtimin e vrazhdë, bllokat…” – ka deklaruar ai për KALLXO.com.
Deklarimet e para të Komunës së Prishtinës konstatuan se rrëzimi i kulimit të objektit erdhi pas një ere të fortë. Por, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës tha se era e regjistruar nuk ishte aq e fortë sa për të rrëzuar objekte ose kulme të ndërtesave.