SHSKUK blen oksigjen me tender njëburimor

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka blerë oksigjen medicinal me tender të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë.

Kontrata “Furnizim Emergjent me Oxygen Medicinal për nevojat e SHSKUK-së” i është dhënë kompanisë “Medical Group Sh.P.K” dhe kap vlerën 518 mijë e 400 euro.

Në njoftim thuhet se kontrata është dhënë më 25 gusht 2021, ndërsa pritet të nënshkruhet sot.

Oksigjeni apo inhalimi është i nevojshëm për pacientët të cilët kanë probleme me frymëmarje.

Në këto ditë ku numri i rasteve të infektimit me COVID-19 është rritur klinikat dhe spitalet rajonale në vend kanë nevojë më tepër për oksigjen medicional. Sipas të dhënave të fundit të ShSKUK-së bëhet e ditur se 936 pacientë me coronavirus janë duke u asistuar me oksigjeno – terapi.

Klinika për sëmundje ngjitëse ka vetëm edhe tre shtretër të lirë për pacientët me COVID-19 përderisa pacientë të infektuar me coronavirus janë duke trajtuar edhe gjashtë klinika të tjerë, Mjekësia Sportive apo Klinika Infektive 2, Klinika Infektive 3 apo interno, Mjekimi Intensiv Qendror, Klinika e Pulmologjisë, Pediatrisë e Gjinekologjisë, si dhe shtatë spitalet rajonale në vend.

Në anën tjetër, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se brenda 24 orëve në nivel vendi janë regjistruar 18 raste të vdekjeve me coronavirus përderisa janë shënuar të infektuar 2 mijë e 295 raste nga 12 mijë e 406 mostra të dyshimta.

Në korrik të vitit të kaluar ShSKUK ka shpenzuar 1,2 milion euro për të blerë oksigjen.

Kosova i shpenzon 1.2 milion euro për të blerë oksigjen