Një nga mbledhjet e qeverisë së Kosovës

Qeveria ia vazhdon mandatin Drejtorit të Përgjithshëm në Agjencinë e Kosovës për Akreditim

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për të ia ri-zgjatur mandatin Drejtorit të Përgjithshëm në Agjencinë e Kosovës për Akreditim, Naim Gashit.

Ky vendim është marrë sot në mbledhjen e Qeverisë.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se “Propozim vendimi vjen pas performances së treguar nga drejtori Gashi, i vlerësuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe teknologjisë”.

Ndërsa, zëvendësministrja e Arsimit, Edona Maloku- Berdynaj ka folur për përformancen e Gashit.

“Gjatë 3 viteve, z. Gashi ka pasur përformancë shumë të mirë, të gjitha raportet vendore dhe ndërkombëtare e prezantojnë si shumë kredibile punën e AKA, krahas punës menaxheriale dhe profesionale, z.Gashi ka bërë punë të mirë edhe në ndërkombëtarizmin e këtij institucioni”- ka thënë ajo.