Putin viziton trupat ruse në Ukrainën e pushtuar

Një video e publikuar nga Kremlini zyrtar në mëngjesin sotëm e tregon presidentin rus, Vladimir Putin duke e vizituar postin komandues për forcat ruse në rajonin jugor të Khersonit.

Aty Putin shihet duke marrë raporte nga udhëheqësit më të lartë ushtarak të Rusisë.

Më pas Putin zhvendoset me helikopter në selinë e Gardës Kombëtare Ruse në rajonin e Luhansk për të dëgjuar raporte për situatën atje.

Rusia mori në krahun e saj rajonet Kherson dhe Luhansk së bashku me rajonet Donetsk dhe Zaporizhzhia në muajin shtator, një lëvizje që u refuzua nga shumica e botës si aneksim i paligjshëm.

Ishte e pamundur të verifikoheshin në mënyrë të pavarur pamjet e lëshuara nga Kremlini. Udhëtimi shënoi një vizitë të dytë të Putinit në zonat që Rusia i pushtoi në Ukrainë në po aq muaj./Associated Press