Punëtori këmbëzbathur bashkë me kryetarin e Podujevës, Foto: Shpejtim Bulliqi/Facebook
Punimet në lumin Llap, punëtori shihet këmbëzbathur e pa pajisje mbrojtëse (FOTO)
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka përcjellë sot nga afër punimet në zgjerimin dhe rregullimin e shtratit të lumit Llap.
Në pamjet e publikuara nga Bulliqi, shihet një punëtor duke punuar këmbëzbathur.
Ai shihet po ashtu se nuk posedon mjetet e nevojshme mbrojtëse për punë.
“Jam shumë i lumtur për jetësimin e këtij projekti duke ditur se një projekt i tillë është edhe kërkesë e kahmotshme e qytetarëve të kësaj ane, të cilët kanë pasur probleme të shpeshta me vërshimet”- ka shkruar Bulliqi.
Një hulumtim i BIRN-it fakton shumë probleme e sfida për paaftësinë për të ulur numrin e aksidenteve në vendet e punës.
Sipas të dhënave të Inspektoratit të Punës, 145 punëtorë kanë vdekur në vendet e tyre të punës nga viti 2011 deri në gjysmën e vitit 2022.