Komuna e Prishtinës | Foto: KALLXO.com

Publikohet raporti ‘Indeksi i kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet komunale në Prishtinë’

Organizata Iniciativa për Progres (INPO) mban konferencën e publikimit të raportit “Indeksi i kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet komunale në Prishtinë”.

Panelistë në këtë konferencë do të jenë Sekretarja e Përgjithshme në MAPL Rozafa Ukimeraj, Drejtori i Administratës në komunën e Prishtinës Muhedin Nushi si dhe drejtorja ekzekutive e OJQ INPO znj. Albulena Nrecaj.

INPO ka dizajnuar raportin duke bërë matjen e kënaqshmërisë së qytetarëve për 15 fusha të shërbimeve komunale, bazuar në indikatorë matës për secilën fushë dhe shërbim.

“Indeksi i kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet komunale” synon që në baza vjetore të skanoj kënaqshmërinë e qytetareve me performancën e komunës, rezultatet e të cilit do të ndikonin në prioritizimin e politikave investive dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve komunale. Konferenca mbahet në Prishtinë.

Në konferencë janë të ftuar anëtarë të Kuvendit Komunal, Ekzekutivit të Komunës, përfaqësues të partive politike, shoqëria civile dhe mediet.