PSD me aksion para qeverisë, në vend të flamurit ngritë batanije

Partia Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur një aksion për krizën energjetike në vend në oborrin e qeverisë së Kosovës.

PSD këtë aksion e ka quajtur ‘QeBeria e Kosovës’, duke theksuar se qebja e qiri do të mbesin simboli i një dimri të ftohtë, simboli i një ekonomie të shkatërruar, simbol i një qeverie të dështuar.

“Ashtu siç ngritët flamuri i bardhë në momentet e dorëzimit, sot i ngritëm qeben Kurtit si simbolikë e dorëzimit të tij karshi kapitalit privat që është KEDS e në kurriz të qytetarëve të Kosovës”, thuhet në postimin e PSD-së.

Sipas PSD-së qeveria Kurti po i detyron qytetarët të paguajnë dy fish për energji eklektike të cilën nuk e kanë në shtëpitë e tyre.

“Është ky pushtet që sot i ka ndarë 45 milionë euro për KEDS. Është ky pushtet që po detyron qytetarët të paguajnë dyfish energjinë elektrike e cila po ju mungon në shtëpitë e tyre. Është kjo qeveri që i është dorëzuar plotësisht KEDS-it, pra privatit, në kurriz të publikes, pra qytetarëve”, thuhet në postimin në Facebook.

Kosova tash e disa ditë është duke u përballur me krizë energjetike, si pasojë e së cilës janë duke u aplikuar edhe ndërprerje të energjisë eklektike.

Në kohen kur ishte ndalur furnizimi me ngrohje për shkak të rënies së bllokut B2, Kurti në pyetjen se me çfarë po ngrohet, kishe thënë se po ngrohet me batanije.

Kriza energjetike, Kurti: Mbrëmë jam ngrohur me batanije