Foto: ZKM

Kriza energjetike, Kurti: Mbrëmë jam ngrohur me batanije

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, teksa po fliste për krizën energjetike që ka kapluar edhe Kosovën, tha se mbrëmë është ngrohur me batanije.

“Unë pjesën më të madhe të kohës po më bie të rri në veturë, në një vend ose në një vend tjetër ose këtu në kryeministri, ku e kemi një sistem të përgjithshëm të ngrohjes për komplet objektin. E mbrëmë kur kam shkuar në shtëpi shumë vonë, jam ngrohur me batanije”, tha kryeministri Kurti në një konferencë për media sot.

Për shkak të krizës energjetike, institucionet e vendit po apelojnë që të kursehet konsumi i energjisë elektrike. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se dita e sotme është dita më e vështirë që kur ka nisur kriza energjetike.

Kurti, në anën tjetër njoftoi po ashtu se Qeveria e Kosovës do të ndajë shumën e nevojshme për mbulimin e importit të energjisë që të shmanget edhe rritja eventuale e çmimit të energjisë elektrike.