Protestohet për punimet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, banorët e Stanocit kërkojnë qasje në rrugë
Banorë të fshatit Stanoc të Komunës së Vushtrrisë, sot më 09.11.2024, po protestojne për pakënaqësitë që kanë lidhur më punimet që po kryehn në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.
Sipas banorit të këtij fshati, Skender Cakaj, njëra nga lagjet në fshatin Stanoc është e bllokuar për qarkullim pasi thotë se nuk po u lejohet qasje në magjistrale.
“Na e kanë blloku rrugën, krejt popullata është e bllokuar, në magjistralen M2, te lagjja “Caka” dhe “Dumnicë te varrezat e dëshmorëve, është e paraparë me projekt, e kanë anulu për interesa të njerëzve”- ka deklaruar organizatori i protestës, Skender Cakaj.
Për këtë, Cakaj thotë se si banorë të këtij fshati po kërkojnë që të kenë qasje në rrugë duke i’a mundësuar atë përmes një rrethrrotullimi apo nënkalimi.
“Na po kërkojmë nënkalim ose rrethrrotullim, në qasje, hyrje-dalje”- ka thënë Cakaj.
Ndryshe, me një vlerë kontrate prej 25 milionë euro, projekti për autostadën Prishtinë- Mitrovicë financohet nga huamarrja nga Fondi i OPEC-ut për Zhvillim Ndërkombëtar (OPEC Fund) në bashkëfinancim me Fondin Saudit për Zhvillim (Saudi Fund for Development SFD).
KALLXO.com ka raportuar edhe në kaluarën për protestat e banorëve të këtij fshati.
Banorët në hall me mungesën e nënkalimit në Stanoc të Epërm të Vushtrrisë