Foto: Radio KIM

Protesta në Shtërpcë për hidrocentralet kaloi pa ndonjë incident

Dje në Biti të Poshtme në Shtërpcë, është mbajtur një protestë në shenjë pakënaqësie për ndërtimin e hidrocentralit.

Policia ka njoftuar se protestë kanë marrë pjesë rreth 23 persona.

Sipas policisë protesta ka përfunduar e qetë dhe pa ndonjë incident.

Banorët e Shtërpcës kanë protestuar dhjetëra herë për ndërtimet e këtyre hidrocentraleve. KALLXO.com kishte raportuar vazhdimisht për këto protesta.

Banorët e Shtërpcës kundër ndërtimit të hidrocentraleve

 

Eskalon protesta kundër hidrocentralit në Shtërpcë

Protesta në Shtërpcë, Policia përdor sprej për t’i shpërndarë protestuesit

Shtërpcë, komuna ndalon përkohësisht ndërtimi i mini-hidrocentralit