Foto: TV Puls

Protesta në Shtërpcë, Policia përdor sprej për t'i shpërndarë protestuesit

Policia e Kosovës ka njoftuar rreth protestës së sotme në Shtërpcë. Sipas forcave të rendit, është dashur të përdoret spreji që të shpërndahen protestuesit nga rruga të cilin e kishin bllokuar për qarkullim.

“Sot rreth orës 10:00, në Shtërpcë, në shenjë pakënaqësie lidhur me ndërtimin e hidrocentralit në këtë lokacion, kanë protestuar rreth 60 persona –  banorë të kësaj zone, të cilët kanë penguar qarkullimin e makinerisë drejt punishte  duke bllokuar rrugën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas njoftimit, Policia e Kosovës edhe pse i kishte njoftuar protestuesit për mos pengim të punimeve dhe bllokim të rrugës, ata nuk i kanë zbatuar urdhrat.

“Në lokacionin e lartpërmendur kanë dalur zyrtarët policor të SP të Shtërpcës të mbështetur edhe nga NJRSH e Ferizajt. Edhe pse policia i ka informuar dhe urdhëruar protestuesit që të mos pengojnë punimet dhe të largohen, të njejtit nuk i kanë zbatuar urdhërat. Me këtë rast, policia i ka përdorur sprej dhe protestuesit janë shpërnda duke liruar rrugën”, thuhet tutje në komunikatën e forcave të rendit.

Në fund të njoftimit thuhet se në bashkëpunim me zyrtarët komunal dhe përfaqësuesit e protestuesve është dakorduar një takim i përbashkët  ditëve në vijim lidhur me kërkesat e tyre.

Sipas mediave lokale, protesta e banorëve të disa fshatrave të Shtërpcës u organizua kundër ndërtimit të një mini-hidrocentrali.

https://kallxo.com/eskalon-protesta-kunder-hidrocentralit-ne-shterpce/