Aksioni te prona e Millan Radoiçiq në veri/05.04.2024/Foto: Florinda Kelmendi/KALLXO.com

Pronat e Radoiçiqit, Elshani: Sot s'ka sekuestrime- jemi duke i vendosur vetëm disa kamera

Zyrtarët e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar (AAPSK), më 04.04.2024, kanë sekuestruar restorantin e ish-nënkryetarit të Listës Serbe dhe personit që mori përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë, Millan Radoiçiq.

Përpos restorantit “Grey” që gjendet në Mitrovicën e Veriut, është sekuestruar edhe një banesë në katin e gjashtë në ndërtesën ku gjendet ky restorant.

Ndërsa sot me datë 05.04.2024, zëvëndësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut ka thënë për KALLXO.com se te restaurant ‘Grey’ janë duke u vendosur disa kamera.

“Nuk ka sekuestrime sot, jemi duke i vendosur disa kamera e veprime të tjera”- ka thënë Elshani.

Aksioni te prona e Millan Radoiçiq në veri/05.04.2024/Foto: Florinda Kelmendi/KALLXO.com
Aksioni te prona e Millan Radoiçiq në veri/05.04.2024/Foto: Florinda Kelmendi/KALLXO.com

Sekuestrohet restauranti i Millan Radoiçiq në veri