Pastrohen tabelat informuese në gjuhën shqipe dhe serbe në veri

Ka filluar pastrimi i tabelave të vendbanimeve në gjuhën shqipe dhe serbe në veri të vendit.

Këtë e ka konfimuar për KALLXO.com, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.  Tutje ai tha se deri më tani është regjistruar një rast i kundërvajtjes.

“Po, sot janë duke u pastru. Një rast ka qenë që i patëm ndalu katër vetë, dy prej tyre i dënuam me tiketa, një e çuam në gjykatë. Por kjo është kundërvajtje. Këto dëmtime, përshkëllime krejt kundërvajtje janë”- ka thënë Elshani për KALLXO.com.

Ndryshe, disa nga tabelat që tregojnë emrat e vendbanimeve në shqip dhe serbisht, të cilat u vendosën më 14.03.2024 në Leposaviq u patën përshkëllyer me ngjyrë gjatë natës, emrat në shqip.

Ndërsa më 14.03.2024 Ministria e Infrastrukturës ka nisur vendosjen e tabelave që tregojnë emrat e vendbanimeve në Komunën e Leposaviqit, në gjuhën shqipe dhe në atë serbe.

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu , tha më 14.03.2024 se do të zëvendësojnë të gjitha tabelat të cilat tregojnë emrat e vendbanimeve vetëm në gjuhën serbe.

Të martën 919.03.2024 pritet të zhvillohet takimi në mes Komisionerit për Gjuhë, Slavisha Mlladenoviq dhe kryeministrit të vendit, Albin Kurti, të cilët do të diskutojnë për shkrimin në tabela të emrave të vendbanimeve në veri të Kosovës.

Me iniciativë të Ministrisë së Infrastrukturës më 14.03.2024 ka filluar zëvendësimi i këtyre tabelave në gjuhën shqipe dhe atë serbe.

Këtë takim Mlladenoviq e kishte kërkuar pasi kishin kuptuar përmes mediave se ka filluar zëvendësimi i këtyre tabelave, në të cilat sipas tij, renditja e gjuhëve është gabim, sipas tij duke u bazuar në Kushtetutën e Kosovës.

Tabelat në veri, sot pritet takimi Kurti – Mlladenoviq