Promovimi i librit ‘Ali Pashë Tepelena në artin botëror’. Foto: KALLXO.com.

Promovohet libri “Ali Pashë Tepelena në artin botëror” i studiuesit Luan Tashi

Libri “Ali Pashë Tepelena në artin botëror: Pararendës i pavarësisë shqiptare” i studiuesit Luan Tashi është promovuar të enjten, më 05.02.2026, në librarinë “Dukagjini” në Prishtinë.

Libri është një studim i detajuar dhe i gjerë lidhur me prezantimin e figurës dhe personalitetin e Ali Pashait në veprat e artistëve të huaj, si në portretet, skica, piktura e vizatime të ndryshme.

Gjithashtu në këtë libër janë përmbledhur edhe artefakte të ndryshme të lidhura me figurën që autori i ka hasur gjatë kërkimeve të tij për librin nëpër muze e galeri të ndryshme.

Për librin dhe rëndësinë e tij folën piktorja Zake Prelvukaj dhe historiani Durim Abdullahu.

Libri, sipas tyre, është një studim i detajuar dhe i gjerë, ku autori Tashi analizon portretet dhe skenat historike kushtuar Ali Pashë Tepelenës, duke shpjeguar kontekstin historik, stilistik dhe simbolik të secilës vepër.

Piktorja Zake Prelvukaj tha gjatë fjalës së saj se figura e pashait të fuqishëm të Janinës tërhoqi vëmendje e artistëve të njohur të kohës, pas shkrimeve dhe veprës së Bajronit.

Sipas saj, piktorë të njohur europianë të kohës, si Louis Dupré veprat e të cilit “Ali Pasha i Janinës duke gjuajtur në liqenin e Butrintit” (1819) pati ndikim edhe tek artistët e më vonshëm europian.

“Pas kërkimeve shumëvjeçare nëpër galeri e muze, Tashi na ka sjellë koleksionin më të pasur dhe më të plotë të veprave të artit botërore kushtuar figurës së Ali Pashës”- tha ajo.

Kurse, historianin Durim Abdullahu tha se Ali Pashë Tepelena ishte një prej guvernatorëve më të fuqishëm, thuajse i pavarura nga Porta e Lartë, në tërë Perandorinë Osmane, gjatë sundimit të tij.

“Libri i Tashit është i mbushur me qindra imazhe të Ali Pashë Tepelenës, prej atyre të cilat janë realizuar nga autor me pozim nga Aliu, që e kanë parë dhe pikturuar në të gjallë pashain, deri teka ta që e kanë përfytyruar, deri tek postarët e filmave, ekspozitave, etj.”- tha ai, duke shtuar se vepra përmban edhe shumë artefakte: letra, medaljone e vepra të çmuar të  Aliu.

Ndërsa, autori Trashi tha se për realizmin e librit për figurën e Ali Pashë Tepelenës në veprat e artistëve evropian ka kryere kërkime në muzeut dhe galerinë e njohura evropiane, në Stamboll, Janinë dhe në vende tjera të cila lidhen me Aliun.

“Përveç kësaj kam arrit të gjej edhe varret në Stamboll ku është varrosur koka e Ali Pashës, djemve dhe nipi të tij”- tha ai, duke shtuar ka zbuluar se Pashai i Janinës ka lënë mbtrama edhe pasardhësit e tij.

Tashi tha se është në realizim e sipër të një studimi mbi fustanellën shqiptare në veprat të ndryshme europiane.

Luan Tashi është profesor i arteve në Kolegjin AAB. Ai ka botuar edhe librin “Portrete të Skënderbeut gjatë shekujve”.

Ali Pashë Tepelena ishte një nga figurat më të fuqishme dhe më komplekse të Ballkanit në fund të shekullit XVIII dhe fillim të shekullit XIX.

Me origjinë nga Tepelena, ai u ngrit nga një be lokal në Pashë i Janinës, duke krijuar një sundim pothuajse autonom brenda Perandorisë Osmane, që shtrihej në Epir, Shqipërinë e Jugut dhe pjesë të Greqisë.

Mospërfillja dhe rebelimi i tij kundër Portës së Lartë çoi në rrethimin dhe vrasjen e tij në vitin 1822, duke e bërë Ali Pashë Tepelenën një figurë legjendare që mbeti e gjallë në histori, letërsi dhe artin europian.

 

Ballina e librit ‘Ali Pashë Tepelena në artin botëror’. Foto: KALLXO.com.
Promovimi i librit ‘Ali Pashë Tepelena në artin botëror’. Foto: KALLXO.com.
Ballina e librit ‘Ali Pashë Tepelena në artin botëror’. Foto: KALLXO.com.