Prokuroria Speciale jep detaje për arrestimin e tre personave të dyshuar për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia ka arrestuar tre persona të cilët dyshohet se janë personat që kanë sulmuar gazetarin Valon Syla.

Prokuroria Speciale përmes një komunikate bën të ditur se pas një angazhimi intensiv të hetuesve të Policisë së Kosovës, përkatësisht Drejtorisë Kundër Terrorizmit, është arritur që të identifikohen tre të dyshuarit për rastin e sulmit fizik të datës 11.04.2023 ndaj gazetarit Valon Syla, arrestimi i të cilëve është realizuar sot.

Të arrestuarit janë personat e dyshuar me inicialet L.D, K.H dhe O.H. si dhe të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale – nxitje e përçarjes dhe mosdurimit.

Tutje, në komunikatë theksohet se tre të arrestuarit me urdhër të prokurorit do të dërgohen në mbajtje, si dhe brenda afateve ligjore do të kërkohet caktimi i masës së paraburgimit.

Arrestohen tre persona për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla