Foto: Ilustrim

Arrestohen tre persona për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se janë arrestuar tre persona për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.

“Pas një pune intenzive të Policisë së Kosovës, tashmë janë arrestuar tre sulmuesit e gazetarit Valon Syla. Përgëzoj Policinë e Kosovës për përkushtimin dhe profesionalizmin që garanton siguri për të gjithë si dhe sundim të rendit dhe ligjit”- ka njoftuar Sveçla.

Drejtori i “Gazeta Metro” dhe gazetari Valon Syla është sulmuar mbrëmë nga tre persona në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë.

Gazetari Valon Syla ka reaguar pas sulmit fizik ndaj tij duke treguar se si kishte ndodhur rasti.

Syla tregoi se ka pësuar lëndime të rënda në kokë dhe në dorën e majtë.

Ai pretendon se sulmi mund të ketë lidhje me reagimet e tij rreth ‘Mulla Mercedesit’ dhe ngjarjeve në BIK. Ai i përshkruan tre të dyshuarit “në dukje islamik fanatik”.

Xhelal Sveçla: Janë identifikuar sulmuesit e gazetarit Valon Syla, shpejt do të sillen para drejtësisë