Prokuroria nuk jep detaje për arrestimin e një person i tretë në rastin e vrasjes së Liridona Murselit

Një person i tretë është arrestuar në lidhje me rastin e vrasjes së Liridona Murselit që ndodhi orët e vona të së mërkurës. Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

KALLXO.com ka kontaktuar me Prokurorinë për të kuptuar më shumë informacione në lidhje me këtë arrestim, mirëpo nuk kanë dhënë detaje.

“E kemi ende në proces rastin e tij, nuk mund të japim detaje”- tha shkurt prokurorja, Besa Limani.

Liridona Murslei dyshohet se u vra gjatë një tentim grabitje siç kishte pretenduar Naim Murseli. Por gjatë ditës së sotme vetë Murseli dhe një person tjetër janë arrestuar si të dyshuar për këtë ngjarje të rëndë.

Burime të KALLXO.com kanë treguar se i dyshuari që kreu vrasjen ka deklaruar në Polici se ishte paguar 30 mijë euro nga Murseli për të kryer aktin e vrasjes.

Policia e Kosovës pak më parë ka njoftuar se pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprimeve intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me rastin.

Arrestohet edhe një person i tretë në rastin e vrasjes së Liridona Murselit