Prokuroria kërkon paraburgim për njërin nga të dyshuarit në lidhje me vrasjen e 18 vjeçares

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën e Ferizajt, ndaj të pandehurit A.S., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kontribuar në vdekjen e të ndjerës.

Prokuroria ka njoftuar se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri A.S., më 22 Gusht 2021, gjatë gjithë kohës ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes kur i pandehuri tjetër D.K., ka ushtruar dhune psikike dhe fizike ndaj tashmë të ndjerës ku me këtë rast i njëjti (A.S.) ka kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në kryerjen e veprës penale, gjegjësisht në vdekjen e të ndjerës.

Tutje sipas Prokurorisë të dyshuarit më pas të njëjtën e dërgojnë dhe e lënë në Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj, pa shenja jete, ndërsa dy të pandehurit ikin në drejtim të panjohur, me çka në bashkëkryerje kryen veprën penale Vrasja e rëndë.

“I pandehuri A.S me vendim të prokurorit të shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Ferizajt.

Gjatë ditës së sotme ditës së sotme lidhur me vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj është arrestuar njëri nga të dyshuarit, kurse i dyshuari tjetër akoma gjendet në arrati.

Rastin e arrestimit për KALLXO.com gjatë ditës e ka konfirmuar Kryeprokurori i Ferizajt Shukri Jashari.

Në një konferencë për media kryeprokurori, Shukri Jashari ka deklaruar se shumë shpejtë pritet arrestimi i të dyshuarit tjetër.

Vrasja e 18-vjeçares, Kryeprokurori: Shumë shpejtë pritet arrestimi i të dyshuarit të dytë