Prokuroria Themelore në Ferizaj

Prokuroria jep detaje për armatimin që u vodh në Ferizaj

Një qytetar nga Ferizaj kishte kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës pasi në shtëpinë e tij ishin vjedhur vjedhur 5 pistoleta, 3 snajper, 1 pushkë gjysmë-automatike, katër pushkë gjuetie, katër palë dylbi e 100 fishekë.

Prokuroria e Ferizajt në një përgjigje për KALLXO.com ka njoftuar se armët kanë qenë me leje.

“Rasti në fjalë është cilësuar si “Vjedhje e rëndë” dhe sipas informatave të para nga Policia, armët e vjedhura kanë qenë me leje” – thuhet në përgjigjen e tyre.

Sipas Prokurorisë, i dëmtuari në këtë rast ndodhet jashtë vendit.

Ndërsa, ka njoftuar se për rastin, Prokuroria ka autorizuar Policinë t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

“I dëmtuari në këtë rast ndodhet jashtë vendit dhe për rastin në fjalë, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka autorizuar Policinë t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së këtij rasti” – thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për KALLXO.com.

Një qytetar ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, sepse dikush dyshohet se i ka vjedhur atij një arsenal armësh.

Sipas qytetarit që ka raportuar në Polici, dyshohet se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar brenda në shtëpi.

3 snajperë, 5 revole, e 4 pushka gjuetie dyshohet se janë vjedhur brenda një shtëpie në Ferizaj