3 snajperë, 5 revole, e 4 pushka gjuetie dyshohet se janë vjedhur brenda një shtëpie në Ferizaj

Një qytetar ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, sepse dikush dyshohet se i ka vjedhur atij një arsenal armësh.

Sipas Policisë, raportuesi ka deklaruar se në shtëpinë e tij janë vjedhur 5 pistoleta, 3 snajper, 1 pushkë gjsymë-automatike, katër pushkë gjuetie, katër palë dylbi e 100 fishekë.

Sipas qytetarit që ka raportuar në Polici, dyshohet se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar brenda në shtëpi.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë më shumë detaje, por ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.