Prizren, shoqërohet në Polici pasi sulmoi fizikisht vjehrrit e saj

Një grua është shoqëruar në Polici gjatë ditës së djeshme në Prizren, pasi sipas Policisë së Kosovës, ajo dyshohet se ka sulmuar fizikisht prindërit e burrit të saj, vjehrrit.

Policia ka njoftuar se e dyshuara ka probleme psikike.

Policia bën të ditur se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:30 në Prizren.