Prizren, gjendet një pistoletë e rrezikshme "TT" në veturën që e ngiste i mituri

Njësitë Kundër Narkotikëve të Policisë së Kosovës i kanë gjetur një të mituri në Prizren një pistoletë “TT” me tetë fishekë.

Lajmin për KALLXO.com e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyqi. Ai tha se hetuesit policorë kanë ndaluar automjetin të cilin e ngiste 17-vjeçari, të cilit në brez i është gjetur një thikë luftarake.

“Me datë 15.01.2024, rreth orës 14:25 hetuesit policor të Njësisë kundër Narkotikëve në rrugën Skender Latifi në Prizren kanë ndaluar një automjet  të cilin e ngiste një I dyshuar I mitur, 17 vjeçar, te ai  në brez i është gjet një thik luftarake dhe në sirtarin e automjetit  është gjet  një pistolet TT me 8 fishek”- tha Bytyqi.

Bytyqi theksoi se me rastin janë marrë zyrtarët përgjegjës dhe armët janë sekuestruar.

Zëdhënësi i PK-së gjithashtu shtoi se kundër të dyshuarit është filluar rasti penal – armëmbajtje pa leje, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.