Prizren, gjendet i vdekur një person

Një person është gjetur pa shenja jete dje në Prizren.

“Raportohet se në rrugë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar”, thuhet në raport.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, ka njoftuar policia.