Ilustrim

Prizren, e hutoi dhe pastaj i vodhi çantën e krahut

Një grua ka raportuar se raportuar se deri sa ishte duke ecur rrugës nga një veturë ka dalë një person i cili fillimisht e ka hutuar duke pyetur diçka pastaj i ka vjedhur çantën e krahut në të cilën kishte pak para, telefon dhe dokumente personale.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Sadik Rexhej” në Prizren në orën 15:30.

Rasti është duke u hetuar.