Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Prizren - Burri nën ndikim të alkoolit sulmon bashkëshorten dhe djalin

 

Në Prizren gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur dy raste të dhunës në familje, njofton Policia e Kosovës.

Në orët e mëngjesit rreth orës 10:30 është arrestuar një i dyshuar pasi që i njëjti ka shkaktuar dhunë në familjen e tij.

I njëjti pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje prej 48 orësh, ndërkohë pritet të vendoset se a do të caktohet masë e sigurisë ndaj tij apo do të lirohet në procedurë të rregullt.

Ndërsa rreth orës 21:50 edhe në një rast tjetër Policia ka arrestuar një të dyshuar për shkak se i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte keqtrajtuar bashkëshorten dhe djalin e tij.

I njëjti pas intervistimit, është dërguar në mbajtje prej 48 orësh, ndërkohë do të merret vendim se a do të lirohet në procedurë të rregullt apo ndaj tij do të caktohet masë e sigurisë.