Prizren, arrestohen për vjedhje të pllakave metalike dhe shitjen në hekurishte

Katër persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë përdorur një pajisje elektronike me anë të së cilës kanë gjetur pllaka metalike.

Dyshohet se të njëjtit pasi që kanë vjedhur 7 copa pllaka metali i kanë shitur në një hekurishte.

Tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa personi i katërt është arratisur.

“Me vendim  të prokurorit të dyshuarave ju ka caktuar masa e ndalimit për 48 orë, por njëri prej të dyshuarve ka arritur të ikë në drejtim të panjohur. Tre të dyshuarit tjerë janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e policisë.