Merdare - Ilustrim

Pritjet dhe kolonat nëpër pikat kufitare për hyrje në Kosovë

Deri në dy orë janë duke pritur qytetarët për të hyrë në Kosovë në pikën kufitare Dheu i Bardhë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në këtë pikë radha e automjeteve në hyrje është 400-450 metra kurse dalja deri në 20 metra.

Ndërsa në pikën kufitare me Serbinë, në Merdare, kolonat në hyrje janë deri në 400 metra dhe qytetarët duhet të përballen me 40 deri në 50 minuta pritje.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme(MPB), në këtë pikë qytetarët për të dalë nga Kosova po presin 5 deri 10 minuta.

Kolonë e pritje të gjata janë identifikuar edhe në pikën kufitare Muçibabë.

Kolona arrin deri në 100 metra ndërsa pritjet për të hyrë në Kosovë nga ky vendkalim janë nga 25 deri në 30 minuta.

Ndërsa, në pikën kufitare në Jarinje qytetarët po presin 10 deri në 20 minuta.

Në pikat e tjera kufitare nuk është identifikuar se ka pritje apo kolona nga ana e Qendrës për Menaxhimin Kufitar.

Screenshot: Ministria e Punëve të Brendshme/Faqja zyrtare