Policia e Kosovës

Prishtinë, vjehrri raporton zhdukjen e bashkëshortes së djalit

Një burrë në Prishtinë ka njoftuar Policinë për zhdukjen e bashkëshortes së djalit të tij.

I njëjti ka thënë se e reja është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj.

Sipas raportit të Policisë, e njëjta është larguar nga shtëpia me datë 3 shkurt 2023 rreth orës 16:20 ndërsa rasti është raportuar dje.

Rasti në procedurë hetimore, ka njoftuar Policia.