Ilustrim

Prishtinë, sulmohet me armë banesa e një zyrtari policor

Një person në Prishtinë ka raportuar se është dëmtuar një xham i banesës, pronë e një zyrtari polcior nga një predhë e armës.

Dëshmitari e ka raportuar rastin pasi që ka qenë në mbikëqyrje të banesës.

Sipas Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes është vërejtur se në dhomën e gjumit janë shkaktuar pesë vrima nga goditja e predhës, të cilat kishin dëpërtuar përmes xhamit të dritares, deri në një vitrinë druri.

Policia ka bërë të ditur se gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, përball objektit banesor në parkingun e banesës janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja të armës së shkurtër te kalibrit 7.62 mm. Rasti mbetet nën hetime.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:30 në Prishtinë.