Prishtinë, shpërthen gypi i ujësjellësit - VIDEO

Ka shpërthyer një gyp i ujësjellësit në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë dhe sipas një banori, i cila ka raportuar për problemin në KALLXO.com, në rrugën “Xhevat Begolli” ka më shumë se 24 orë që ka ndodhur defekti dhe askush nga kompetentët nuk ka dalur në vendin e ngjarjes për sanimin e tij.

Ai ka thënë se gypi i shpërthyer tash e më shumë se 24 orë, ka bërë që disa familje të kenë furnizim të vështirësuar me ujë.

KALLXO.com ka kontaktuar me zëdhënësen e KRU Prishtina, Arieta Mjeku Azizi, e cila ka thënë se ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të rrjetit të ujësjellësit janë duke u marrë me rastin.

“Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të rrjetit të ujësjellësit janë duke u marrë me rastin në fjalë dhe shumë raste të tjera dhe shumë shpejtë do të jenë në vendin e ngjarjes aty dhe në pjesë të tjera ku i kemi të lajmëruara në dispiqerinë e ujësjellësit për të sanuar defektet”, ka thënë Mjeku.