Prishtinë, pesë të lënduar në një aksident mes tri automjeteve

Pesë persona janë lënduar në një aksident mes tri automjeteve që ka ndodhur sonte rreth orës 22:00 në rrugën “1 Tetori” në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e këtij aksidenti ndihmë mjekësore kanë kërkuar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut” ka thënë Borovci.