Ilustrim

Prishtinë - Pas mosmarrëveshjes, burri sulmon gruan e tij

 

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për dhunë në familje në Prishtinë. I njëjti dyshohet të ketë sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, pas një mosmarrëveshje. Rasti siç njofton Policia ka ndodhur dje rreth orës 12:30.

Policia ka njoftuar se nuk është raportuar për të lënduar, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh, ndërkohë do të vendoset se a do ti caktohet masë e sigurisë të dyshuarit apo do të lirohet në procedurë të rregullt.