Foto: Ilustrim

Prishtinë, një person gjendet i vdekur në banesë

Një person është gjetur pa shenja jete në një banesë në Prishtinë.

Rasti, sipas Policisë, është raportuar dje rreth orës 9:00 të mëngjesit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë.