Ilustrim

Prishtinë, i dyshuari shtie me armë zjarri në ajër

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Prishtinë nën dyshimin se e ka ndalur një person tjetër deri sa ishte duke e drejtuar veturën dhe ka shtënë me pistoletë në ajër.

Sipas Policisë, motivet janë të panjohura.

Njësitet policore e kanë konfiskuar pistoletën me karikator dhe dy fishekë.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje” – thuhet në njoftim të policisë.