Prishtinë, grumbull mbeturinash rreth kontejnerëve bosh

Një grumbull me mbeturina është krijuar afër kontejnerëve në rrugën “Muhamet Çami” në “Lagjen e Spitalit” në Prishtinë.

Pamjet e dërguara nga një qytetar në adresë të KALLXO.com tregojnë grumbullin e mbeturinave në tokë ndërkohë që kontejnerët janë të zbrazur.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, i pyetur nga KALLXO.com për këtë tha se sapo e ka marrë informatën për gjendjen në atë pjesë ka njoftuar menaxhmentin e NP “Pastrimi” dhe se shumë shpejt ekipet e tyre do të reagojnë.