Prishtinë, dyshohet për 3 mijë franga të falsifikuara

Një person nga Prishtina është ankuar në Policinë e Kosovës se një i dyshuar, deri më tani i panjohur, ia ka dhënë ankuesit një mijë franga zvicerane të falsifikuara për t’i konvertuar ato në euro.

Sipas Policisë, ankuesi në kohën kur ka pranuar parat ka qenë se bashku me një dëshmitar.

Tutje është njoftuar se nga ankuesi dhe nga dëshmitari janë sekuestruar tre mijë franga të cilat do të ekzaminohen.

Në raportin 24 orësh të Policisë është thënë se ngjarja ka ndodhur më 28 janar të këtij viti, gjatë orës 18:40 deri në 19:05.

Për ngjarjen që cili po vazhdon të hetohet është njoftuar edhe prokurori.