Ilustrim

Prishtinë, babë e djalë sulmohen me thikë nga një person

Dy persona janë sulmuar me thikë mbrëmë 19:30 në rrugën “Arben Xheladini” në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se viktimat janë babai dhe djali i tij.

“Viktimat kanë pësuar lëndime janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë deri te rasti ka ardhur pasi djali i viktimës kishte problem me disa persona.