Ilustrim

Prishtinë, arrestohen dy të dyshuar për djegien e një veture në parking

Sot Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar një 61-vjeçar me inicialet S.Sh. dhe një 25-vjeçar me inicialet B.K., të dy të dyshuar për veprën penale – zjarrvënie.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 3.8.2023 në rrugën “Asllan Pireva” në Prishtinë, me ç’ rast ishte djegur një veturë “Audi” me targa vendore, e cila atë moment ishte e parkuar.

Të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.