Ilustrim

Prishtinë, arrestohen dy hakerë për keqpërdorim të kartelave bankare

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuar në Prishtinë, nën dyshimin për keqpërdorim të kartelave bankare të kreditit, si dhe hyrje në sistem kompjuterik.

Sipas njoftimit, të dyshuarit përmes kompjuterit kanë arritur të marrin në posedim të dhëna të shumta personale, përfshirë kartela bankare, e-mail adresa dhe në bashkëpunim me njëri tjetrin përmes këtyre të dhënave kanë blerë mallra të ndryshme online.

Të dyshuarit janë kapur në flagranë me mallin e blerë dhe pastaj janë arrestuar.

“Është kontrolluar një lokacion dhe në cilësinë e provave janë sekuestruar tre llaptop, një shtëpizë kompjuteri, një hard-disk, tre USB memorie, dy telefona mobil, karta të ndryshme krediti, mallrat e blera dhe dokumentacion relevant që dëshmojnë blerjet dhe transaksione të parave”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.