Ilustrim

Të shtëna me armë në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pranuar një ankesë për shtëna me armë në Fushë Kosovë të hënën në mbrëmje.

Me këtë rast, janë intervistuar një viktimë dhe një dëshmitar, të cilët kanë deklaruar se i dyshuari kishte qenë me veturë dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Rasti ka ndodhur më 8 janar, rreth orës 01:30.

Sipas njoftimit, Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes një gëzhojë 7.62mm. Rasti është duke u hetuar si përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm.