Presidentja Osmani: Vrasja e Liridona Ademajt është krim monstruoz që duhet të marrë dënimin e merituar

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar pas vrasjes së Liridona Murselit duke thënë se ky krim duhet të marrë dënimin e merituar.

“Ky krim i tmerrshëm kërkon veprim të shpejtë dhe vendimtar për t`u siguruar që drejtësia të mbizotërojë dhe që autorët ta marrin dënimin, i cili pasqyron peshën e kësaj vepre makabre penale” – ka shkruar Osmani në Facebook.

“Në këto momente të rënda për gjithë vendin tonë, ndajmë dhimbjen me familjen e Liridonës, e në veçanti me fëmijët e saj të cilët humbën nënën e tyre të shtrenjtë në rrethanat më monstruoze të mundshme” – thuhet në reagimin e presidentes së vendit.

Më 29 nëntor, një grua u vra në afërsi të Prishtinës.

Dyshimet e para ishin se vrasja erdhi pas një tentim-plaçkitjeje. Por, forcat rendit deri më tani kanë arrestuar tre persona, njëri pre të cilëve bashkëshort i viktimës, Naim Murseli.

Konfiskohet vetura dhe arma që dyshohet se u përdorën në vrasjen e Liridona Murselit