Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja Osmani uron mbretin e ri të Danimarkës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar mbretin e ri të Danimarkës, Frederikun X.

“Urimet tona të përzemërta madhërisë së tyre Mbretit Frederik X dhe Mbretëreshës Mari për ngjitjen e tyre në fronin e Danimarkës. Le ta udhëheqin vendin e tyre drejt sukseseve të reja. Ne i bashkohemi popullit të Danimarkës për të nderuar trashëgiminë e shërbimit të përjetshëm të Mbretëreshës Margrethe II”- ka shkruar ajo.

Frederik X është bërë mbret i ri i Danimarkës të dielën, pasi nëna e tij, Mbretëresha Margrethe II, nënshkroi dorëheqjen edhe zyrtarisht pas plot 52 vjetëve në fron.

Margrethe, 83 vjeçe, e tronditi kombin natën e Vitit të Ri kur njoftoi se u bë monarkja e parë daneze në 900 vjetët e fundit që me vetëdëshirë heq dorë nga kurora.

Mijëra njerëz u mblodhën në rrugët e kryeqytetit danez të dielën për ta përshëndetur Frederikun dhe për t’i thënë lamtumirë Margrethes.