Presidentja Osmani takoi shefin e KFOR-it

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash u takuan në shtabin e KFOR-it, në “Camp Film City” në Prishtinë, sot më 15.05.2024.

Shefi i KFOR-it ka nënvizuar përpjektet e tyre në mbështetje të dialogut Kosovë – Serbi.

Ai ka theksuar edhe nevojën thelbësore për koordinim e bashkëpunim të vazhdueshëm mes KFOR-it, institucioneve dhe organizatave të sigurisë në Kosovë për të garantuar siguri të qëndrueshme e për të mirën e të gjitha komuniteteve në vend.

“Ai ritheksoi përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për zbatimin e përditshëm dhe të paanshëm të mandatit të tij në OKB” – thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Ozkan Ulutash mori udhëheqjen e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR më 10.10.2023.