Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni, Bruksel, 13.12.2023. Foto: Vjosa Osmani, Facebook

Presidentja Osmani takoi kryeministren e Italisë në Bruksel

Presidentja, Vjosa Osmani ka takuar dje kryeministren italiane, Giorgia Meloni, në Bruksel të Belgjikës.

Osmani tha se në takim ka potencuar rolin e rëndësishëm të Italisë në përkrahjen e Kosovës në të gjitha etapat.

“Llogarisim në lidershipin e kryeministres Meloni në avancimin e rrugës së shtetit tonë drejt integrimit evropian” – ka shkruar presidentja në Facebook.

Kryetarja e shtetit dje ka përfaqësuar Kosovën në Samitin BE-Ballkani Perëndimor të mbajtur në Bruksel.

Osmani ka ndarë disa fotografi nga pjesëmarrja në këtë samit, ndërsa ka theksuar se Kosova i ka plotësuar kërkesat e Bashkimit Evropian.

Ajo ka kërkuar që Kosovës t’i hiqen masat dhe t’i jepet statusi i vendit kandidat.