Presidentja Osmani në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosovës t'i hiqen masat dhe t'i jepet statusi i vendit kandidat

Presidentja Vjosa Osmani ka përfaqësuar Kosovën në Samitin BE-Ballkani Perëndimor të mbajtur sonte në Bruksel.

Osmani ka ndarë disa fotografi nga pjesëmarrja në këtë samit, ndërsa ka theksuar se Kosova i ka plotësuar kërkesat e Bashkimit Europian.

Ajo ka kërkuar që Kosovës t’i hiqen masat dhe t’i jepet statusi i vendit kandidat.

“Është koha të shohim hapa konkretë nga BE: të hiqen masat dhe të jepet statusi i vendit kandidat për Kosovën”- ka shkruar Osmani.

Osmani ka thënë se ka shkuar në Bruksel me një numër të mesazheve, por në radhë të parë për të bërë thirrje për të hequr masat e vendosura nga Bashkimi Europian ndaj Kosovës.

Osmani i ka quajtur ‘jo të drejta e joproporcionale’ këto masa, ndërsa ka theksuar se Kosova ka bërë hapa për shtendosjen e situatës.

Ajo shtoi se Kosova ende është në pritje që Bashkimi Europian të marrë masa ndaj Serbisë për sulmin në Banjskë.

Presidentja Vjosa Osmani para gazetarëve në Bruksel tha se Serbia po planifikon sulme të reja ndaj Kosovës.

Osmani në Bruksel: Serbia po planifikon sulme të reja kundër Kosovës